Ra nga lartësia ku punonte, humb jetën 51 vjeçari

51
Sigal

Një 51-vjeçar ka vdekur këtë të premte në Prizren, pasi ka rënë nga objekti ku ishte duke punuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 në periferi të Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Bytyqi.

Bytyqi më tej ka bërë të ditur se policia është duke u marr me rastin, për të cilin është informuar edhe Inspektorati i Punës.

Ndërsa, ka shtuar se nuk është arrestuar askush lidhur me rastin pasi viktima ka qenë vetë pronar i kompanisë ku ka punuar.