Qiproja do mbulojë shpenzimet e turistëve të infektuar

48

Qiproja ka premtuar të mbulojë shpenzimet e kujtdo që është pozitiv me koronavirus gjatë një pushimi në këtë ishull në Mesdhe.

Qeveria qipriote ka thënë se do të mbulojë shpenzimet e akomodimit të përkohshëm, ushqimit, pijeve dhe ilaçeve për pacientët me COVID-19 dhe familjet e tyre. Pacientët do të duhet të paguajnë vetëm për një udhëtim taksi nga shtëpia në aeroport.

Spitali me 100 shtretër do të ndahet për pasagjerët e huaj që testohen pozitivisht, ndërsa 12 vende në kujdes intensiv dhe 200 respiratorë do të rezervohen për pacientët me gjendje kritike, raportojnë agjencitë.

Një “hotel karantinë” special me 500 dhoma do të caktohet për të akomoduar familjet e pacientëve dhe kontakte të tjera të ngushta.

Ky informacion përmbahet në një letër me pesë faqe të dërguar qeverive, linjave ajrore dhe agjencive të udhëtimit. Aty janë përshkruar protokollet e rrepta të shëndetit dhe higjienës që do të jenë në fuqi në Qipro.

Turizmi ka një pjesë të drejtpërdrejtë të ekonomisë qipriote prej 13 përqind. Shteti pret të humbasë 70 përqind të 2.6 miliardë eurove në të ardhurat e vlerësuara të turizmit këtë vit.

Fluturimet ndërkombëtare për në Qipro fillojnë në 9 qershor fillimisht nga 19 vende, dhe pasagjerët duhet të testohen për COVID-19 tre ditë para mbërritjes.

Masa do të hiqet në 20 qershor për 13 vende, përfshirë Gjermaninë, Finlandën, Izraelin, Greqinë dhe Norvegjinë.