Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.
Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se, 38-vjeçari ishte duke ecur me makinën e mbushur me 6.5 kg heroinë në makinë.
Karabinierët e ndaluan të riun se ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi të lartë, në një autostradë në Rimini. Por pas kontrolleve nga qentë anti-drogë, u zbulua sasia e drogës.
Gjithashtu nga kontrolli i autoriteteve, rezultoi se 38-vjeçari shqiptar kishte disa precedentë penal.
Ai rezulton të jetë arrestuar disa herë për shpërndarje dhe përdorim droge, shkruajnë mediat.