LAJM I FUNDIT/ Plagosja në Qafë-Kashar, identifikohen tre autorët

269
Sigal

Janë identifikuar pasditen e sotme tre autorët e plagosjes në Qafë-Kashar, që ndodhi pak ditë më parë pas një manovre të gabuar në rrugë. L.L., 23 vjec, B.A., 27 vjec., dhe A.C., 26 vjec., jane shpallur ne kerkim.

Ne oret e para te mengjesit te 17 shtatorit, 2 të rinj kanë treguar se janë qëlluar me armë zjarri. Enis Sanxhku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç janë mjekuar në spitalin e Traumës dhe më pas njëri prej tyre ka shkuar për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen pasi gjendja e tij paraqitet pak më mirë se shoku i tij.

NOA

Ai ka treguar se kanë qenë duke u kthyer nga një ndeshje që sapo kishin bërë në kalçeto dhe shkak ishte bërë një manovrim i gabuar ku i kanë bllokuar rrugën autorit të ngjarjes. Më pas konflikti ka degraduar deri në përdorjen e armëve të zjarrit. Sipas tyre situata është krijuar vetëm si pasojë e një konflikti momental.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Qafë-Kasharit” në orën 24:05. Ndërkohë dy të plagosurit nuk kanë pasur ndonjë precedent të mëparshëm kriminalë.

Ngjarja ka qenë totalisht e papritur dhe ka ndodhur në fraksione sekondash. Nga informacionet e siguruara, mësohet se të rinjtë e plagosur nuk kanë pasur njohje të mëparshme me autorin e ngjarjes, përndryshe ata do ta kishin identifikuar atë.