Qentë anti-drogë nxjerrin zbuluar shqiptarin në Itali, i gjejnë në makinë 6.5 kg heroinë, arrestohet nga policia

48
Sigal

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se, 38-vjeçari ishte duke ecur me makinën e mbushur me 6.5 kg heroinë në makinë.

Karabinierët e ndaluan të riun se ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi të lartë, në një autostradë në Rimini. Por pas kontrolleve nga qentë anti-drogë, u zbulua sasia e drogës.

Gjithashtu nga kontrolli i autoriteteve, rezultoi se 38-vjeçari shqiptar kishte disa precedentë penal.

Ai rezulton të jetë arrestuar disa herë për shpërndarje dhe përdorim droge, shkruajnë mediat.