Tava Elbasanit – Tradita shqiptare që kryeson tryezat në Turqi

187
Sigal

Tava e kosit apo siç njihet ndryshe tava e Elbasanit është një pjatë tradicionale që i përket vendit tonë.

Sipas të dhënave thuhet se kjo recetë i përket shekullit të 15, ose të paktën në ato vite është edhe dokumentimi i parë i shkruar.

Fama e saj ka udhëtuar në shumë vende të botës pasi çdo person që e ka provuar ka mbetur i mrekulluar nga shija unike që përcjell.

Autori i librit të gatimit Rick Stein thotë për BBC se ‘kur lexon përbërësit e recetës: qengj, kos dhe oriz, nuk është se të tërheqin, por kombinimi i tyre është art mëvete’.

Së fundmi kjo recetë erdhi përsëri në vëmendjen e mediave kur një nga shefat e programit MasterChef në Turqi e përfshiu në sfidën e radhës.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të sillnin versionin e tyre të kësaj recetë klasike dhe shumë të dashur për ndjekësit.

Në Turqi faktikisht kjo pjatë ka një histori të gjatë. Sipas ekspertëve mendohet se Perandoria Otomane e përfshiu në menunë e sarajeve të Sulltanit menjëherë pas pushtimit.

Që në atë moment kjo recetë është kthyer në një nga më të preferuarat e cila shërbehet në të gjithë hotelet dhe restorantet e mëdha.

Sigurisht që mënyrën tradicionale të përgatitjes së saj e shijon dot vetëm në restorantet artizanale të cilët promovojnë për turistët një copëz të historisë shqiptare.

Gazeta e famshme Lezizz në Turqi e klasifikon Tavën e Elbasanit si ‘një nga recetat që përshkruan më sa miri shijen shqiptare’.