Protestuesit kundër luftës ndërpresin seancën dëgjimore të Kongresit Amerikan

48
Sigal

Beqir SINA – New York

Washington DC (31 tetor2023) : Sekretari Shtetit Antony Blinken gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Ndarjeve të Fondeve mbledhur mbi kërkesën e Presidentit Biden për financimin shtesë prej 106 miliardë dollarësh për sigurinë kombëtare për të mbështetur Izraelin dhe Ukrainën, u ndërpre disa herë nga një grup protesuesish që janë kundër luftës .

Protestuesit kundër luftës që i përkasin një krahu të majtë “ndaluan” një seance dëgjimore në Kongres të martën, mbasi ata nisën të kritikonin me parrulla dhe hidhnin slligane kundra luftës dhe për atë që ata e quajn mbështetjen amerikane, “gjenocid” kundër palestinezëve në Gaza.

Protestuesit me pankarta kritikonin edhe dy nga përfaqësuesit kryesorë të presidentit Joe Biden të cilët thanë ata lobuan te ligjvënësit për t’i dhënë Izraelit miliarda para më shumë.

Seanca dëgjimore u ndërpre kur rreth 20 protestues kundër luftës u ngritën në këmbë para kamerave pas “shpinës” së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, kur ai po dëshmonte , protestuesit janë ngritur me duart lart të lyer me bojë të kuqe simbol të “duarve të përgjakshme”.

Gjatë kësaj seance simbas televizionve amerikane u desh ndërhyrja e policisë për të vendosur “qetësiinë” me largimin nga salla të disa protestuesve që mbanin duart kart ( pëllëmbat e lyera me bojë të kuqe) si simbol i gjakderdhjes në Rripin e Gazës, që kur Izraeli filloi bombardimin e Gazës dhe ofensivën e kufizuar tokësore.

Disa prej tyre kishin shkruar në duar “Gaza e lirë” dhe “nuk ka më Izrael”, derisa tjerët brohorisnin “paqe tani”, “palestinezët nuk janë kafshë”.

Ata kërkuan nëpërmjet kësaj mënyre të protestuarit që administrata Biden të ndalë sa më oarë së financuari Izraelin në luftën kundër Hamasit, duke bërë thirrje për armëpushim.

Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin kanë bërë apel në komisionin e Senatit në dhënien e miliarda dollarëve ndihmë ushtarake si mbështetje për Izraelin dhe Ukrainën, shkruan shtypi amerikan.

Një protestues që u kap nga policia dhe u nxorr nga salla kishte veshur një bluzë me mbishkrimin: “Mjaft mbështetet gjenocidin”, u cua disa herë në këmbë duke e ndërprerë dëshmin e Blinken, derisa drejtuesi i kësaj seance dëgjimore u detyrua ta shtyjë seancën për një ditë tjetër.

Shtypi amerikan tha se Biden kishte kërkuar 106 miliardë dollarë për të mbështetur planet ambicioze për Ukrainën, Izraelin dhe sigurinë kufitare të SHBA-së , ndërkohë që sot u debatua në dëshminë e dhënë në Komitetin e Ndarjeve të Fondeve të Senatit nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Duke u argumentuar se mbështetja e partnerëve të SHBA-së është jetike për sigurinë kombëtare, Biden kërkoi 61.4 miliardë dollarë për Ukrainën, rreth gjysma e të cilave do të shpenzoheshin në Shtetet e Bashkuara për të rimbushur rezervat e armëve të shteruara nga mbështetja e mëparshme për Kievin.

Biden kërkoi gjithashtu 14.3 miliardë dollarë për Izraelin, 9 miliardë dollarë për ndihmë humanitare – duke përfshirë Izraelin dhe Gazën – 13.6 miliardë dollarë për sigurinë kufitare të SHBA-së, 4 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe financim të qeverisë për të kundërshtuar përpjekjet rajonale të Kinës në Azi.

Senatorë nga të dy partitë politike shprehën dyshime të martën në lidhje me planin e Dhomës së Përfaqësuesve, të kontrolluar nga republikanët, për të ofruar 14.3 miliardë dollarë ndihma për Izraelin, duke shkurtuar fondet për agjencinë amerikane të taksave (IRS), pa ofruar ndihmë për Ukrainën