Procesi domino : Edhe në Serbi dhe Mal të Zi opozita bojkoton Parlamentin

403
Sigal

Një situatë aspak e zakontë me protesta dhe e mbushur me akuza ka përfshirë 2 vende të Ballkanit njëkohësisht, përveç Shqipërisë.

Serbia dhe Mali i Zi gjenden në situata aspak të qeta, pasi opozitat në këto dy vende, ashtu sin ë Tiranë, kanë vendosur të bojkotojnë parlamentin.

Lidhur me këtë situate, të paprecedentë, ka reaguar edhe Brukseli perms zëdhënëses Maja Koçijançiç. Por ashtu sin ë Shqipëri, edhe në dy shtetet e tjera, opozitat duken të vendosura.

“Znj Kocijançic do të bënte të njëjtën gjë nëse do të ishte në vendin tonë”, tha deputetja e opozitës serbe, Marinika Tepiç për BIRN.

Deputetët e “Aleancës së Serbisë” kanë vendosur për të bojkotuar kuvendin dhe të gjithë komisionet parlamentare, por edhe mbledhjet lokale.

“Nuk ka më dialog politik në parlament, i cili është shndërruar në një teatër të absurdit,” tha Tepiç.

Në Mal të Zi mbizotëron e njëjta situatë, shumica e deputetëve të opozitës nuk morën pjesë në seancat parlamentare pas zgjedhjeve të përgjithshme në tetor 2016, duke pretenduar shkelje të votimit dhe duke kërkuar zgjedhje të reja.

Në qershor të vitit 2018, partia kryesore e opozitës malazeze, Fronti Demokratik, u kthye në parlament, por disa parti më të vogla e kanë vazhduar bojkotin.