Zyrtare/ Fulhami shkarkon Ranierin

389
Sigal

Emërimi i Klaudio Ranierit në krye të Fulhamit bëri të ëndërrojnë tifozët e periferisë londineze, që menduan se me italianin mund të pëjetonin dhe ata të njëjtën ëndërr sikundër tifozët e Leister Sitit.

Por Klaudio Ranieri nga sot nuk është më një trajner i Fulhamit. I thirrut në nëntor për të ndryshuar fatet e klubit në vend të Jokanoviç, trajneri roman u shkarkua pas humbjes së fundit me Sauthemptonin, rival direkt për mbijetesën. Në 16 ndeshje në drejtimin e italianit janë regjistruar 10 humbje, prej të cilave katër janë radhazi. Në vend të Ranierit është emëruar Skot Parker.

Trajneri roman e ka pranuar me qetësi vendimin e presidentit Shahid Khan. “Jam i zhgënjyer nga rezultatet e fundit sepse nuk mundëm të shfrytëzojmë nisjen e mirë pas emërimit tim. Në fund dua të falënderoj klubin, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë qëndrimit tim”.