Princi Charles rezulton pozitiv me Covid-19

275
Sigal

Princi Charles, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, njofton Clarence House.

71 vjeçari ka simptoma të lehta dhe “gjendja shëndetësore e tij është e mirë”, tha një zëdhënës.

Bashkëshortja e princit, Camilla, gjithashtu është testuar, por ka rezultuar negative dhe nuk e mbart virusin.

BBC raporton se çifti mbretëror Charles dhe Camilla, tashmë janë vetë-izoluar në Skoci. Nuk dihet se nga e ka marrë virusin Princi Charles.