Shënohet viktima e parë shqiptare nga koronavirusi në New York, detajet e para

35

Shtimi i madh i rasteve me koronavirus në Amerikë , ka vënë në alarm edhe shumë shqiptarë që prej vitesh jetojnë dhe punojnë atje.

Shqetësuese është situata në New York, pasi është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por njëkohësisht edhe një vend ku jetojnë shumë shqiptarë.

Në një lidhje me Skype, gazetari Ani Elezi bëri me dije se në mesin e viktimave është edhe një shtetas shqiptar.

 

Ai tha se viktima është një 61 vjeçar nga Dibra e madhe dhe se të infektuar janë edhe 10 shtetas të tjerë shqiptarë.