Narkodrejtorët dhe narkoshefa të Policisë së Shtetit, pronarë të mëdhenj të plantacioneve të kanabisit

259
Sigal

 

Raporti Europian për Monitorimin e Drogave ngre alarmin se organizatat kriminale, janë pjesë e narkoshtetit duke i shërbyer politikës në Shqipëri. Ata po zhvasin, friksojnë kundërshtarët dhe me paratë e drogës po blejnë zgjedhjet. Ja denoncimi i plotë

Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave, (EMCDDA) që funksionon në kuadër të Bashkimit Europian,  ngriti dje alarmin se organizatat kriminale shqiptare, i shërbejnë në fakt politikës, e cila ndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë. Raporti, i cili përmbledh të dhënat e gjithë shërbimeve inteligjente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për vitin 2019, ka arritur në përfundim se organizatat kriminale në vendin tonë, punojnë kundër opozitës. Sipas (EMCDDA), organizatat e drogës i shërbejnë politikanëve duke: zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë, shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale. Sipas “EMCDDA”-së, krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërinë edhe për sa i përket lirisë së fjalës. “Organizatat kriminale kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar agjencitë e zbatimit të ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë. Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Shpërndarja e të ardhurave nga bizneset përmes gjobave ose ‘mbrojtja’ nga bandat e tjera, mbështetja për kandidatët politikë ose frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje, prishja e mitingjeve të partive opozitare, manipulimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera, mbizotëruan,” -thotë raporti i “EMCDDA”-së.  “Partitë politike në Shqipëri kanë përfituar fonde nga rrjetet kriminale, -theksohet në raport. Ekziston një prirje shqetësuese e organizatave kriminale që përdorin biznesin si ‘fasadë’ për të fshehur veprimtarinë kriminale. Ky fenomen shfaqet më e përhapur në trafikun e kokainës. Në rajone të ndryshme të vendit, rivaliteti midis bandave te armatosura për të zgjeruar kontrollin shpesh shfaq  prirje politike. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit. Pavarësisht mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, anëtarët e parlamentit dhe ministrat kanë qenë në fokus të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar”, -thotë raporti. Sipas raportit, organizatat kriminale shqipfolëse, të përfshira në trafikun e kanabisit bimor përdorin gjithashtu korrierët e parave cash, të cilët zakonisht kontrabandojnë  para me makinë në Shqipëri, nga BE. “Në Shqipëri, paratë cash, përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm”, thotë raporti. Në vitin 2019, Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave (EMCDDA), e përmend Shqipërinë si prodhuesen më të madhe të kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian, paratë e të cilës transportohen  cash me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm. Faktikisht ky konkluzion tronditës i cili bazohet në dokumente të shërbimeve policore dhe inteligjente të vendeve në BE, vulos strategjinë e narko-shtetit të “Rilindjes” dhe të kryeministrit Edi Rama gjatë viteve 2015-2016, e cila i parapriu zgjedhjeve elektorale të vitit 2017,  kur PS-ja fitoi e vetme pushtetin. Gjithashtu, nga përgjimet e publikuara prej “Bild”,  u vërtetua se si narko-trafiku bashkëpunon ngushtë me politikën dhe nivelet më të larta të qeverisë Rama, në periudhën e fushatave elektorale.