Italia është e gjitha në festë pasi tashmë është në finalen e Euro 2020.
Tifozët në Cuneo festuan pas përfundimit të ndeshjes duke mos pyetur për rregullat e Covid dhe as për ligje. Dhe për shkak të thyerjes së rregullave ka ndodhur një aksident ku është përfshirë edhe një shqiptar.
Ai ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet shokohen nga ajo që ndodh.
Shqiptari po drejtonte një makinë tip Fiat Punto dhe teksa po kryente disa manovra në shesh përplaset fuqishëm me një motor. Aty udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç së bashku me një adoleshente 14-vjeçare.
Mediat italiane shkruajnë se adoleshentja ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i ëhstë thyer nofulla, kurse 20-vjeçari ka pësuar vetëm një dëmtim ntek nofulla. Shoferi shqiptar i automjetit është një 25-vjeçar. Autoritetet italiane nuk e kanë bërë publike emrin e shqiptarit, por ajo që dihet me siguri është se ai ka qenë i dehur, kur ndodhi ngjarja.
Makina i është sekuestruar ndërsa ndaj tij rëndon akuza e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe të rrezikshme. Po ashtu ka marrë një gjobë të majme sepse mjeti nuk kishte siguracion dhe certifikatë regjistrimi.






















