Rast i ri me koronavirus në Vlorë, çifiti ishte kthyer nga Italia

298
Sigal

Të mërkurën paradite Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje për numrin e personave që kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin brenda 24 orëve të fundit.

Ditën e sotme është shtuar një person edhe në Vlorë duke bërë që numri i të prekurve në qytetin bregdetar të shkojë në 5.

Bëhet fjalë për një grua të moshuar e cila, bashkë me bashkëshortin ishin kthyer nga Italia më 8 mars.

Pas kthimit, ata kanë qenë të vetë-izoluar në shtëpi dhe nuk kanë pasur probleme shëndetësore deri së fundmi. E moshuara, që mendohet të jetë rreth 70-vjeçare, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe më pas është sjellë në Tiranë.

Pas kryerjes së testit të dytë, e moshuara ka rezultuar pozitive për koronavirusin.