“Presim dialog shumë shpejt”/ Ukraina i drejtohet Kinës: Jeni neutralë, duhet të ndërtohet një sistem i ri…

158
Sigal

Një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se Kina duhet të luajë një “rol më të dukshëm” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, raporton Reuters.

Andriy Yermak, i cili drejton zyrën e Zelenskiy, tha gjithashtu se ai priste një dialog “shumë shpejt” midis udhëheqësit të Ukrainës dhe presidentit kinez, Xi Jinping.

Duke folur në një konferencë shtypi virtuale të organizuar nga think-tank Chatham House në Londër, Yermark tha:

Deri më tani ne kemi parë pozicionin neutral të Kinës. Dhe, siç thashë më parë, ne besojmë se Kina … duhet të luajë një rol më të dukshëm në përfundimin e kësaj lufte dhe në ndërtimin e një sistemi të ri të sigurisë globale.

Ne gjithashtu presim që Kina të kontribuojë në mënyrë domethënëse në këtë sistem të ri të sigurisë për Ukrainën dhe gjithashtu presim që Kina të jetë një nga garantuesit në kuadrin e këtij sistemi sigurie.

Ne e trajtojmë Kinën me respekt maksimal dhe presim që ajo të luajë një rol proaktiv atje.