Dorëheqja e Bashës/ Edita Tahiri: Skenar autokratik! Vetëm vota përcakton legjitimitetin

188
Sigal

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me krizën politike që ka përfshirë PD-në, ku sipas saj zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet votës.

Në reagimin e saj në Facebook, Tahiri e ka quajtur dorëheqjen e Bashës një skenar autokratik të pështjelluar.

Sipas Tahirit, është koha që i gjithë potenciali demokratik në PD t’i japë zgjidhje krizës.

Postimi i plotë i Edita Tahirit:

Krizat politike zgjidhen me mjete demokratike përmes votës që përcakton legjitimitetin, por ato nuk mund të zgjidhen përmes skenarëve autokratikë të pështjellura në një akt dorëheqjeje, siç bëri dje ish-lideri i opozitës Basha në Shqipëri. Eshtë koha që i gjithe potenciali demokratik në PD t’i japë zgjidhje krizës.