Edhe Iris Luarasi e pranon : Elona Guri në Durrës është një emër që nuk duhet neglizhuar, di të organizojë fushata

489
Sigal

E ftuar në një emision ku po flitej për betejën elektorale në 12 qarqe, në momentin kur u përmend qarku i Durrësit, pedagogia Iris Luarasi e cila është e ashpër dhe kritike me të gjithë u shpreh se një emër që nuk duhet nënvlerësuar është edhe Elona Guri e cila është drejtuese politike e LSI-së në Durrës.

Emri i Gurit është përmendur edhe në videon e famshme që Edi Rama bërëi sëbashku me Lefter Kokën ku ftonte Nasip Naccon që t’i bashkohej Partisë Socialiste.

Kjo përmendje e saj në video nuk do lihet pa komentuar edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila do të shprehej:

“Po ta shikosh për sa i përket përfitimit, është partia e Lefterit dhe Nasipit, njerëz që vijnë nga hiçi politik dhe pastaj bëhen ministra, pastaj ikin në muajt e fundit nga LSI te PS-ja sepse ka vendosur LSI-ja t’i zëvendësojë me Elona Gurin. Ky ishte pretendimi i zotit Koka…E para mos e përmendni emrin e Elona Gurit në narrativë, sikur Elona Guri është një njeri i thjeshtë. Elona Guri është nënë e dy fëmijëve, është me shkollë të lartë. Ka kapacitet organizativ. Për mua duhet të ishte në Parlament shumë kohë më parë…Unë po t’i futem pazareve të atyre që duan të merren me politikë, Gjykata e Hagës nuk do të kishte më vend për këta kundër krimeve të njerëzimit. Ajo që dua të theksoj është që me delegimin e zonjës Guri në Durrës, LSI-ja vetëm 3 javët e para të shtatorit, nga një strukturë që më parë drejtohej nga zotëria, vajti 26%. Dhe faktikisht ditën që u diplomua zonja Guri, zoti Rama doli dhe përgënjeshtroi mesazhin e tij, që unë nuk do të kandidoj në Durrës, por në Vlorë. Ditën që Elona Guri është bërë koordinatore politike e qarkut të Durrësit, Edi Rama ka thënë nuk kandidoj në Durrës. Ajo është grua dinamit. Është e vërtetë dhe reale, verifikojeni. Shikojeni intervistën në gusht të Edi Ramës”.