Përfundon votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi

278
Sigal

Më shumë se 6,5 milion qytetarë kishin të drejtën të votonin për të zgjedhur 250 deputetët e ri të parlamentit serb, 120 anëtarët e Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe udhëheqjet lokale.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 20:00. Votuesit mund të zgjidhnin mes 21 partish, koalicionesh apo listash, të cilat duhet të kalojnë pragun 3% për të qënë pjesë e parlamentit.

Nuk priten surpriza nga këto votime ku Partia Progresiste Serbe në pushtet (SNS) e Presidentit Aleksandër Vuçiç ka dominuar në sondazhe.

Ndërkohë shumë parti opozitare, përfshi edhe grupimin më të madh opozitar, “Aleanca për Serbinë” kanë bojkotuar zgjedhjet me pretendimin se votimet nuk do të jetë as të lira dhe as të drejtë.

Një orë përpara përfundimit të afatit të votimit raportohet se ka marrë pjesë në votime rreth 45,5% e popullsisë.