Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë, flet negociatori ukrainas: Shumë e vështirë…

169
Sigal

Bisedimet me Rusinë përfunduan gjatë ditës dhe do të rifillojnë të mërkurën, tha të martën në Twitter negociatori ukrainas Mykhailo Podoliak.

“Ne do të vazhdojmë nesër. Një proces negociatash shumë i vështirë dhe viskoz. Ka kontradikta thelbësore. Por sigurisht që ka vend për kompromis. Gjatë pauzës, puna në nëngrupe do të vazhdojë,” tha ai për ku qëndron puna në bisedime.
Raundi i katërt i bisedimeve midis dy palëve filloi të hënën përpara se të “ndërpritet” deri të martën.