Pence: Mbështetje e pakushtëzuar për lirinë e popullit venezuelas

347

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të qeverisë dhe të popullit amerikan për popullin venezuelas në çastin që ky i fundit përgatitet të ngrejë zërin për të kërkuar liri.

Në një mesazh video në prag të manifestimit që do të zhvillohet nesër nga opozita kundër qeverisë së presidentit Nicolas Maduro, Pence theksoi se “Presidenti venezuelas është një diktator pa asnjë të drejtë për pushtet dhe se SHBA-ja njeh Asamblenë Kombëtare si djepin e vetëm të demokracisë”.