Pas 16 orësh bisedime, arrihet marrëveshja për klimën në Paris

456
Organizatorët e Samitit të Klimës që po mbahet në Paris njoftuan se vendet e pranishme në mbledhjen e jashtëzakonshme kanë arritur një marrëveshje pas dy javëve të mbushura me bisedime intensive, por implementimi i planit do të varet nga takimi i ministrave të jashtëm që do të zhvillohet sot në orën 11:30 me orën tonë lokale.
Deri më tani, nuk është bërë i ditur asnjë detaj, por thuhet se përfaqësuesit kanë rënë parimisht dakord për pikat të cilat u diskutuan.
Ministri i jashtëm francez, Lurent Fabius, i cili është edhe pritësi i këtij eventi, deklaroi më herët marrëveshja e arritur është mjaft ambicioze.
Tratativat për gjetjen e gjuhës së përbashkët kërkuan 16 orë më shumë se dy javët e parashikuara për samitin e Klimës. Megjithatë, verdikti përfundimtar do të bëhet me dije pas mbledhjes së ministrave.
Sigal