Vaksina ndaj etheve tropikale, Meksika vendi i parë që e aprovon

549
Meksika ka miratuar përdorimin e vaksinës së parë në botë kundër etheve tropikale,
Me këtë vendim, Meksika shkon përpara të gjitha vendeve të tjera, përfshirë edhe Francën, për të trajtuar përhapjen e këtij virusi, i cili vret 22.000 njerëz në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Vaksina kundër etheve tropikale është prodhuar nga kompania farmaceutike franceze “Sanofi” në një periudhe kohore prej 20 vitesh. Mbi 40.000 njerëz do të marrin trajtimin në Meksikë në një fazë fillestare të etheve tropikale .
“Vaksina do të jetë në dispozicion vetëm për fëmijët mbi moshën nëntë vjeç dhe të rriturit mbi 49, që jetojnë në zonat ku sëmundja është endemike. Vaksina është projektuar për të parandaluar katër lloje të virusit tropikale”, thanë përfaqësues të kompanisë farmaceutike Sanofi.
“Është një moment shumë i rëndësishëm në historinë e shëndetit publik”, tha kreu i Sanofi Vaksinat Divizionit, Olivier Charmeil agjencia e re AFP.
Kompania ka shpenzuar më shumë se 1.6 miliard dollarë për zhvillimin dhe krijimin e trajtimit. 
Sigal