Ambasada e SHBA në Prishtinë: Inkurajuese dalja e qytetarëve në zgjedhje

143
Sigal

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ambasadës Amerikane në Kosovë pas mbylljes së votimeve në vend, duke deklaruar se është “inkurajues” të shohësh kaq shumë qytetarë që dalin të votojnë paqësisht sot, pavarësisht motit dhe pandemisë COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambsada Amerikane në Kosovë thekson se tani është e rëndësishme t’i jepet kohë dhe hapësirë Komisionit Qendror Zgjedhor dhe institucioneve të tjera të Kosovës për të numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre.

“Inkurajuese të shohësh që shumë qytetarë të Kosovës votuan në mënyrë paqësore sot, pavarësisht motit dhe pandemisë. Tani është e rëndësishme që të jepet kohë dhe hapësirë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të Kosovës që t’i numërojnë votat dhe të bëjnë punën e tyre”, tha ambasada amerikane në një postim në rrjetin social Facebook