Papa Françesku: Njerëzit janë më të rëndësishëm se ekonomia

381
Sigal

Njerëzit janë më të rëndësishëm se ekonomia. Ky ishte mesazhi që përcolli Papa Françesku, ndërsa shumë shtete po nxitojnë të heqin masat e kufizimit për të rikthyer ekoniminë në shina.

Në fjalimin e tij të parë nga dritarja e Bazilikës së Shen Pjetrit, pas 3 muaj izolim për shkak të pandemisë së Covid-19, kreu i Selisë së Shenjtë tha gjithashtu se shpresone që bota do të dilte më e bashkuar nga kriza “Shërimi i njerëzve është më i rëndësishëm se shpëtimi i ekonomisë. Ne, njerëzit, jemi tempuj të Shpirtit të Shenjtë, ndërsa ekonomia nuk është”.

Mesazhi i Papës u prit me duartrokitje nga qindra qytetarët e mbledhur në shesh, shumica e të cilëve me maska dhe në distancë nga njëri-tjetri. Para pandemisë, sheshi i famshëm mbushej plot nga dhjetëra mijëra besimtarë, të cilëve iu duhej të ngjesheshin mes tyre për të dëgjuar fjalën e Papës gjatë së dielës.