Hungaria gati për ndërtimin e gardhit 4 metra të lartë në kufi

486
Parlamenti hungarez ka miratuar legjislacionin e nevojshëm që i hap rrugën ndërtimit të gardhit përgjatë kufirit me Serbinë. Ndërtimi bëhet me qëllim parandalimin e fluksit të emigrantëve që vijnë nga vendet e Lindjes por edhe nga Kosova dhe nëpërmjet Serbisë synojnë Hungarinë si një vend i Bashkimit Europian. Gardhi pritet të jetë 4 metra i lartë dhe të zgjatet për 175 kilometrat e kufirit serbo-hungarez.
Në të njëjtën kohë legjislacioni i ri e lejon Hungarinë që të refuzojë menjëherë kërkesat për azil nga nënshtetas të vendeve si Siria, Irak dhe Afganistani të cilët kalojnë nëpërmjet vendesh që janë të sigurta. Viktor Orban, kryeministri i djathtë hungarez deklaroi se gardhi është i nevojshëm për të ndaluar emigrantët që kalojnë perms Serbisë. Për shumicën e emigrantëve nga vendet e Lindjes Hungaria është destinacioni i pare në BE.
Sipas qeverisë hungareze vetëm gjatë këtij viti 72 mijë emigrantë kanë hyrë në vend. Vetë autoritetet europiane e kanë kritikuar një lëvizje të tillë të hungarisë, por pas miratimit të legjislacionit, ndërtimi i gardhit është vetëm çështje kohe. 
Sigal