Juncker: Cipras të shpjegojë votën “JO” të popullit në referendum

470
Presidenti i Komisionit Europian ka reaguar lidhur me referendumin e së djelës dhe për votën ‘Jo’ të Greqisë duke theksuar se kryeministri Tsipras duhet ta shpjegojë votën ‘Jo’ të qytetarëve sot në samitin e Eurozonës
Juncker thekson se respekton votën e popullit grek në referendum dhe mbështet qëndrimin e Greqisë në eurozonë duke bërë kështu thirrje për negociata të vazhdueshme
Ndërkohë dje është takuar kancelarja Merkel dhe presidenti francez Hollande një ditë pasi qytetarët e Greqisë me anë të referendumit refuzuan kushtet e propozuara nga kreditorët.Pas takimit, dy liderët dhanë një deklaratë për shtyp ku u shprehën të gatshëm për diskutime me Greqinë. 
“Ne e respektojmë referendumi është vota e një vendi demokratike dhe sovran. Na duhet të jetojmë me atë vendim. Por, si do të jetë qëndrimi i 18 vendeve të tjera të eurozonës dhe cila do të jenë mënyra për zgjidhjen e krizës? Dera është e hapur për diskutime”, u shpreh Merkel.
Ndërkohë që pritet të mbahet sot takimi i nivelit të lartë samiti i Eurozonës për diskutime me Greqinë 
Sigal