OKB: Koreja e Veriut me shpejtësi po zhvillon programin bërthamor

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) tha se Koreja e Veriut me shpejtësi po e zhvillon programin e saj bërthamor. Vlerësimet u bën nga ana e drejtorit të përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, gjatë një takimi vjetor të vendeve anëtare.

“Në Korenë e Veriut, programi bërthamor po vazhdon me vrull të plotë përmes ndarjes së plutoniumit, pasurimit të uraniumit dhe aktivitete të tjera”, tha Grossi.

Sigal

Këto aktivitetet përbëjnë shkelje të disa rezolutave të OKB-së.

Agjencia vjen në përfundime të tilla për këtë vend vetëm përmes imazheve satelitore, pasi inspektorët e saj nuk lejohen të kenë qasje në aktivitete dhe uzinat bërthamore.

Paralajmërimi i fundit vjen disa javë pasi IAEA raportoi se Pheniani mbase ka rifilluar një aktivitetet në qendrën bërthamore Yongbyon.

Ekspertët thonë se imazhet e fundit satelitore tregojnë për planet e Koresë së Veriut që të rrisë prodhimin e materialieve që përdoren për armët bërthamore.

Më 15 qershor Pheniani lëshoi dy raketa balistike në det. Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar raketa të reja me rreze të gjatë veprimi.

Komanda e Ushtrisë amerikane për Indo-Paqësorin tha se pauza për një kohë e Koresë së Veriut në testimin e raketave me rreze të gjatë veprimit tregon për “fokusin e vazhdueshëm në zhvillimin e programit të saj ushtarak dhe kërcënimin që paraqet ai për fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar.