400 mijë euro për sahatet e ujit/ Zbulohen detaje nga sherri në bashkinë e Vlorës dhe atyre të ujësjellësit, ja 3 tenderat që ka firmosur Leskaj

194
Sigal

Dalin detaje të reja nga konflikti mes zyrtarëve të bashkisë Vlorë dhe atyre të ujësjellësit.

Sipas burimeve mësohet se ish-kreu i Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj ka firmosur 3 tendera: 400 mijë euro sahatet e ujit, klorifikimi dhe uniformat.

Ndërkohë në institucion mungonin vula dhe librat e protokollit. As punonjësja e protokollit nuk ka qenë në institucion.

Përfundojnë në Policinë e Vlorës ish Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës Shkëlqim Leskaj, i cili ka dorëzuar dorëheqjen në datën 6 gusht, dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Në komisariatin e Vlorës ka shkuar edhe kryebashkiaku, për të sqaruar situatën. Burime nga policia, Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit.