Nga Dritan Shano/ Partia jam unë! Pikë. Ju të tjerët hani m…!

118
“Baza është me Berishën, por unë nuk do lejoj një kongres anti-amerikan” – thotë Basha.
Pra, ai lejon ose nuk lejon. Pra, kur themi Partia kemi thënë Basha, dhe kur themi Basha kemi thënë Partia.
Ku e di ti si do votojnë demokratët ??? Sepse, sipas kësaj që thuhet se e ka thënë Basha, baza e Partisë Demokratike është anti-amerikane; i vetmi pro-amerikan në PD është Basha, dhe ai po e mbron Amerikën nga sulmi i Demokratëve me trupin e tij.
Mendoj se ai që duhet të kërkojë konfirmim në detyrë, është vetë Basha.
Kjo sepse, nëse Basha është sot kryetar është prej oportunizmit të atyre demokratëve që morrën pjesë në votim, pjesa më e madhe e të cilëve transformuan në votë atë që lexuan si mbështetje të Berishës për Bashën, edhe pse humbës përballë kundërshtarit politik, duke penalizuar fort cilindo që u shfaq dhe ofroi alternativë. Basha sot nuk e ka mbështetjen e Berishës, pra nuk përfaqëson zgjedhjen e shumicës së demokratëve si kryetar i PD.
Thënë të gjitha këto, është evidente që kjo mbetet një derbi personal mes Berishës dhe Bashës, pasi askush nuk ka ndërmend të njohë borxhin që ka ndaj demokratëve. Çfarëdoqoftë rezultati i këtij derbi personal, qoftë dhe një barazim në tavolinë, që do i linte amerikanët si leshko, Basha dhe Berisha dhe Rama e dinë se çfarë fitojnë, demokratët nuk e dinë se çfarë fitojnë ata vetë nga e gjithë kjo.
Sigal