OKB: Ja sa civilë janë vrarë dhe plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

144
Sigal

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut thotë se sipas hulumtimeve paraprake dyshohet se që nga fillimi i luftës në Ukrainë raportohet të ketë më shumë se 1400 viktima dhe mbi 2000 të plagosur në radhët e civilëve.

Numrat janë një vlerësim i përgjithshëm dhe OKB beson se shifrat reale ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta.

Viktimat më të shumta vazhdojnë të raportohen nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje, ku Rusia ka luftuar me Ukrainën për republikat e vetëshpallura të pavarura që ajo ka njohur kohët e fundit.