SHBA, oficeri shqiptar kthehet në hero, shpëton babë e bir afrikano-amerikanë

356
Sigal

Në një kohë ku SHBA-të ‘vlonin’ nga protestat kundër dhùnës së policisë dhe vrásjes së afrikano-amerikanit George Floyd, një shqiptar me detyrë oficer policie është kthyer në hero duke shpëtuar nga mbytja dy persona në Florida (babë e bir afrikano-amerikanë).

Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë, ku rreth orës 10:30 të mëngjesit, një familje në Silver Sands Beach Resort vendosi të shkonte për të notuar.

Babai dhe djali i tij filluan të notonin thellë në det. Por brenda disa minutash, një dallgë e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babai i tij në det të hapur. Babai u përpoq të qëndronte pranë vogëlushit, por më vonë i mbaruan energjitë.

Për fat të mirë, oficeri i policisë, i quajtur Ermir Vila edhe pse jashtë shërbimit nuk e mendoi dy herë për t’iu shkuar në ndihmë.

Pas kësaj ngjarje, Vila u nderua nga Shefi i zjarrfikësve, Paul Dezzi. Paul Dezzi, në emër të County Longboat Key, i dha oficerit Vila një “Medalje e Nderit” e cila iu dërgua Shefit të Policisë në Shelby për t’ia paraqitur Oficerit Ermir Vila.

Mirëpo, ajo çka u ka bërë përshtypje të veçantë, autoriteteve amerikane, qytetarëve dhe gazetarëve, ka qenë thjeshtësia e shqiptarit.

Ermir Vila, u tha gazetarëve dhe autoriteteve vendore, se ai mbetet i përulur për të gjithë ngjarjen :

“Nuk e ndjej se meritoi ndonjë vëmendje të veçantë, ashtu si unë dhe çdo oficerë policie, apo qytetar nëse i jepet mundësia, përpiqen për të bërë më të mirën, për të ndihmuar të tjerët në çdo rast”.