Vrasja e Mario Metaj, arrestohet një shtetas grek, dyshohet se urdhëroi krimin

232
Sigal

Policia greke ka arrestuar autorin që urdhëroi vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar, Mario Metaj, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në Patra.

Bëhet fjalë për një shtetas grek, për të cilin policia nuk jep shumë detaje, por dyshohet se ai ka urdhëruar dy shqiptarë që të vrisnin 27-vjeçarin.

Deri tani policia ka arrestuar bashkëpunëtorin shqiptar të vrasjes, ndërsa autori që ka shkrepur armën është ende në kërkim.

Në banesën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar janë gjetur armë zjarri, lëndë narkotike, celularë dhe 205 euro.

Autori kryesore mësohet se ka qëlluar fillimisht në ajër, pastaj ka qëlluar shqiptarin me urdhër të shtetasit grek, i cili plagosi me sende të forta edhe një nga shokët e të riut, Mario Metaj.