Nuk ka paqe? BE planifikon shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë

603
Liderët e Bashkimit Evropian do të pajtohen gjatë ditës së enjte për t’i vazhduar edhe për gjashtë muaj të tjerë sanksionet ekonomike të BE-së ndaj Rusisë.
Këto sanksione i janë vënë këtij vendi për shkak të anksimit të Krimesë dhe mbështetjes së Moskës për rebelët në lindje të Ukrainës.
Sanksionet kryesore që përfshijnë sektorët rusë të energjisë, mbrojtjes dhe atë financiar, do të përfundonin në fund të janarit të vitit të ardhshëm në rast se vendet nuk vendosin për vazhdimin e tyre.
Gjatë takimit të liderëve të BE-së do të vazhdohen këto sanksione deri në mesin e vitit 2018, kanë thënë zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel.
Moska ka thënë se nuk do ta kthejë kurrë Krimenë, të cilën e ka aneksuar më 2014.
Ky hap i Rusisë nuk është njohur ndërkombëtarisht.
Shtetet perëndimore kanë thënë se Rusia ka përkrahur separatistët në lindje të Ukrainës, gjatë një konflikti në të cilin kanë mbetur të vdekur më shumë se 10,000 persona nga viti 2014.
Sigal