Nudo në web,drejtësi për gazetaren amerikane shpërblehet me 55 mln $

551
Gazetarja amerikane Erin Andrews do të dëmshpërblehet nga një gjykatë amerikane me 55 milionë dollar, pasi videot e saj nudo të xhiruara në një hotel kishin përfunduar në internet. Reporteja e Fox Sport kishte kërkuar 75 milionë dollar dëmshpërblim Michael Barret i cili kish fshehur një kamerë në dhomën e hotelit. Po ashtu ajo kërkonte kompensim dhe nga pronari i hotelit ku ishte xhiruar videoja 5 minutëshe. Andrews gjatë zhvillimit të gjyqit u shpreh se ishte e traumatizuar dhe që atëherë kërkonte siguri dhe verifikim në çdo hotel ku shkonte. Video ishte xhiruar në vitin 2008 dhe publikuar në 2009. “Unë kam qenë e nderuar pasi kam patur mbështetjen e shumë viktimave në të gjithë botën, informimi i tyre më ka ndihmuar të jetë në gjendje të ngrihem dhe të bëjë përgjegjës ata të cilët duhet të merren me sigurinë,” është shprehur reporterja.
Sigal