Njihuni me zëdhënësen e re të Departamentit Amerikan të Shtetit

528
Ish-gazetarja dhe prezantuesja e një emisioni në televizionin Fox News, Heather Nauert është zëdhënësja e re e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Përvoja e Heather në media dhe interesi i saj i përhershëm për çështjet ndërkombëtare do të kenë vlerë të paçmueshme ndërsa ajo i transmeton përparësitë e politikës së jashtme të administratës për publikun amerikan dhe atë botëror”, u tha përmes një deklarate të DASH-it.

Heather Nauert ishte së fundmi një nga drejtueset e emisionit të mëngjesit “Fox and Friends” në Fox News.

Nuk dihet ende se kur do të fillojë të drejtojë konferencat për shtyp zëdhënësja e re e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Sigal