Miratohet kërkesa, Palestina do të ketë flamurin e saj në OKB

607
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara , ka miratuar kërkesën e Palestinës, për të vendosur flamurin e saj në këtë organizatë.
Ky veprim ka nervozuar Izraelin, por autoriteti palestinez e ka vlerësuar si një hap më afër anëtarësimit në OKB.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë qenë në mesin e 8 vendeve tjera që kanë votuar kundër draft rezolutës së Palestinës.
Por në favor të kësaj kanë votuar 119 anëtare nga 193 shtete që ka gjithsej Organizata e Kombeve të Bashkuara. Shumica nga 28 vendet anëtare të BE-së, janë në mesin e votave abstenim. Por Franca dhe një pjesë e madhe e shteteve të tjera ishin pro për Palestinën. “Është një hap drejt njohjes së plotë të anëtarësimit të Palestinës,” ka thënë kryeministri palestinez, Rami Hamdallah.
Por Samntha Power, ambasadorja e amerikane në OKB-ë, ka deklaruar se votimi ka ndikuar shumë pak në ndryshimin e konfliktit, në të cilin Izraeli dhe Palestina, janë të përfshira, për dekada.
Sigal