Ministri i Kosovës, Sveçla: S’kemi nevojë për KFOR në komuna, na nevojiten vetëm për patrullimin e kufirit

34
Sigal

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se policia e Kosovës është e aftë ta menaxhojë situatën në katër komunat e Veriut pa patur nevojë për marrjen nën kontroll të këtij territori nga KFOR. Sveçla duke folur për një mcn televizion në Shqipëri, tha se kryeministri Kurti ka kërkuar patrullim të përbashkët me KFOR, por në vijën kufitare dhe jo në komunat e Veriut. “Serbia nuk ka përfunduar planet e saj. Kemi informata se ka grupe të tjera që janë trajnuar, ka kampe trajnimi në veri të Kosovës, ka me dhjetëra paramilitarë të cilët në vazhdimësi trajnohen për të realizuar aksione të tilla. Ne po punojmë që jo vetëm të parandalojmë, por edhe nëse ndodhin të marrin përgjigjen e merituar. Deri tani, policia e Kosovës po tregohet jashtëzakonisht e suksseshme, profesionale dhe e përgjegjshmë ndaj rreziqeve, si për vendin edhe për të tjerët. Beteja ka ndodhur përreth manastirit, dhe nuk kemi asnjë dëmtim në drejtim të manastirit.” I pyetur lidhur me deklaratën e Ramës se nevojitet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës, ministri i brendshëm i Kosovës tha: “Jo nuk ka nevojë KFOR të marrë nën kontroll asgjë. Kemi policinë e Kosovës që po tregohet si një nga institucionet më të suksesshme. Ajo çfarë ka thënë kryeministri Kurti është për patrullime të përbashkëta në vijën kufitare. Kemi vështirësi për vijën kufitare për shkak të marrëveshjes së Kumanovës. Prandaj kryeministri ka thënë që është mirë, që brenda këtij shiriti, është mirë të kemi patrullim të përbashkët, por nuk bëhet fjalë për menaxhimin e situatës në katër komunat.” – tha Xhelal Zveçla, Ministri i Brendshëm i Kosovës.