Arrestohet 44-vjeçari shqiptar si pjestarë i grupit të trafikut të qenieve njerëzore, planifikoi kalimin e emigrantëve nga Belgjika drejt Britanisë

126
Sigal

Një shqiptar është vënë në pranga nga oficerët e policisë në Britaninë e Madhe i cili akuzohet se ka transportuar emigrantë të paligjshëm nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar. Mediat e huaja raportojnë se arrestimi i shqiptarit 44-vjeçar është bërë në zonën e quajtur Loughborough, Leicestershire.

Oficeri i lartë i hetimeve Derek Evans tha se shqiptari dyshohet se është pjesë e një grupi që transportonte emigrantë të paligjshëm me gomone.

Personi i arrestuar sot dyshohet për përfshirje në një komplot për të përdorur varka të vogla në një seri kontrabande njerëzish. Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit është një prioritet për NCA dhe hetimi ynë vazhdon”, tha ai. 

44-vjeçari, nga Leicester është njeriu i pestë që arrestohet në lidhje me një bandë për të cilën NCA pretendon se organizoi një seri arratisjesh kontrabande njerëzish në Britaninë e Madhe nga Evropa vitin e kaluar. Katër burra, që besohet se janë pjesë e të njëjtit operacion, do të paraqiten në gjykatë këtë muaj të akuzuar për ndihmë në emigracionin e paligjshëm. Shqiptarët Arsen Feci, 44 vjeç dhe Klodian Shenaj, 48, nga Nottingham dhe Banet Tershana, 51 vjeç, nga Hove, East Sussex, do të paraqiten në Gjykatën Nottingham Croën me irlandezin 46-vjeçar Desmond Rice, nga Aylesbury, Buckinghamshire, më 29 mars.