Makina “fluturon” në kopshtin e shtëpisë së Boris Johnson/ Ja dyshimet e para

106
Sigal

Pas një jave rraskapitëse në të cilën partia e kryeministri britanik Boris Johnson u godit në zgjedhjet lokale, ai ndoshta mendoi se do të kalonte disa ditë më të qeta.

Sipas The Times, qetësia e tij u prish në orët e para të ditës së sotme kur një makinë u fut në kopshtin e përparmë të shtëpisë së tij të re me vler 1.3 milion paund.

Policia u thirr në pronë në jug të Londrës në orën 1:19 të mëngjesit pasi një makinë tip Vauxhall Astra u përplas me murin e përparmë, duke dëmtuar një gardh dhe një pemë.

Incidenti shkaktoi spekulime në rrugën e banimit nëse përplasja ishte një akt i qëllimshëm sabotimi apo rezultat i masave të dobëta qetësuese të trafikut. Një fqinj tha se shtëpia, e cila i është nënshtruar një rinovimi për gjashtë muajt e fundit, ishte shënjestruar nga protestuesit kohët e fundit.

Shtëpia e familjes Johnson po i afrohet fundit të projektit të ri-dekorimit, për të cilën ata morën një hipotekë blerjeje me qira në gusht 2020 me Clydesdale Bank.