Barazimi me Dinamon zbret Skënderbeun nga Superliga

131
Sigal

Skënderbeu bëhet skuadra e parë që bie nga Superiorja pas barazimit 1-1 në Kamzë përballë Dinamos.

Korçarët e kishin lojën në dorën e tyre deri në minutën e fundit të takimit, teksa po udhëhiqnin me golin e Berishës, por në minutën e fundit, Pusi preku një top me dorë brenda zonës.

Vendimi për penallti u mor pas 5 minutash nga Enea Jorgji.

Goditjen e fundit Skënderbeut ja dha ish-futbollisti i korçarëve, Sabien Lilaj, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Dinamo ndërkohë vazhdon të jetë matematikisht në Superiore dhe tani e vetmja mënyrë për të shpëtuar është të fitojë të gjitha ndeshjet, ndërsa Egnatia t’i humbi ato.

Në sfidën e fundit të kampionatit midis këtyre dy skuadrave, “Nëndetësja” duhet të fitojë me më shumë se 2 gola diferencë.