Lavrov: Rusia nuk pranon si parakusht largimin e Assad

441
Të kërkosh largimin e presidentit sirian, Bachar al-Assad si parakusht është e papranueshme për Rusinë, konfirmoi sot kreu i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov gjatë një takimi me homologun iranian, Javad Zarif.
“Nëse disa prej partnerëve tanë e vlerësojnë të nevojshme për të vendosur para përfundimit të periudhës së tranzicionit, që presidenti sirian të largohet nga posti i tij, ky qëndrim është i papranueshëm për Rusinë”, theksoi ai në një konferencë shtypi.
Serguei Lavrov rikonfirmoi përveç të tjerave se fati i Sirisë duhet të vendoset nga vetë sirianët, pa ndërhyrje të jashtme apo ndonjë lloj parakushti duke përmendur mosmarrëveshjet e Moskës me SHBA-në dhe disa vende të rajonit për fatin e presidentit aktual dhe legjitim të Sirisë.
Sigal