Konstituohet Këshilli i Qarkut të Vlorës

429
Sot u zhvillua mbledhja e konstituimit të Këshillit të Qarkut të Vlorës për mandatin 4-vjeçar 2015-2019, dhe zgjedhja e strukturave drejtuese, duke përfshirë kryetarin e këtij këshilli, nënkryetarin dhe kryesinë.
Pjesë e procesit të konstituimit, që u drejtua nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ishte votimi për funksionin e kryetarit të Këshillit të Qarkut. Në këtë detyrë u rizgjodh me 26 vota “pro” dhe një abstenim, Sadrit Danaj, përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili do të drejtojë këtë organ vendimmarrës edhe për katër vite të tjera.
Po ashtu, në këtë mbledhje u votua edhe për zv.kryetarin e Këshillit të Qarkut, që u zgjodh Harallamb Pandehi, me 25 vota “pro”, si dhe për Kryesinë, prej 5 anëtarësh.
Në fjalën e tij , kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, theksoi se rikonfirmimi i tij në këtë detyrë, është vazhdimi i punës së nisur prej pothuajse një viti, me programet specifike që drejtohen dhe orientohen përmes një vizioni të ri, përmes projekteve të financuara nga donatorë brenda dhe jashtë vendit.
Sigal