Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka ripërsëritur ditën e sotme deklaratën se imazhet e civilëve të vrarë në qytetin e Ukrainës janë një inskenim i bërë nga vetë ukrainasit, pas tërheqjes së trupave ruse më 30 mars.
Lavrov i ka quajtur inskenimet një provokim dhe se asnjë qytetar i Buchas nuk i është nënshtruar dhunës nga ushtria ruse.
Lavrov bëri të ditur se zyrtarët rusë do të paraqesin materiale në mbështetje të tezës së Moskës me qëllim që të ‘shpërndajë’ ato që ai i quan ‘gënjeshtra’.