-Në Greqi do të votojnë një e teta e emigrantëve
-Ne në emigracion jemi të majtë safi, të majtë me ideale, rilindësit janë të interesuar për ofiqe, poste, para dhe qefe.
-Shikojmë që dhe në listat e mbyllura janë miqtë dhe mikeshat e Ramës që s’kanë qenë kurrë më parë në PS.
– Mendoj se simpatizantët e PS mund të jenë 4 % më shumë se të PD që do votojnë.
-Nëse do flasim për vitet e para ishte si nata me ditën, 70% e emigrantëve vinin vetë dhe votonin për PS tani ka ndryshuar situate.
-S’kemi besim te Rama, sepse shumica e deputetëve të PS që kur ka ardhë Rama janë shokët e tij që si lidh asgjë me PS.
-Shumica e atyre ministrave të Ramës sot janë në burg për korrupsion.
-PS ka ndryshuar me të ashtuquajturën Rilindje, por për mua kjo rilindje nuk ka asgjë të përbashkët me socialistët e vërtetë
-Partia Socialiste e Rilindjes i ka harruar të gjithë themeluesit e saj të viteve të para të emigracionit në Athinë dhe Shqipëri.
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Me Lefter Martën jam njohur në Athinë në vitin 1993. Qysh atëhere kam mbajtur lidhje të vazhdueshme. Mund të them se Lefteri është një patriot i flaktë dhe mjaft aktiv në PS. Bashkë me të ishim nismëtarët për themelimin e Shoqatës “Vllazërimi” në Athinë dhe të degës së PS. Nuk e harroj figurën e tij në protestat në Athinë në mbrojtje të të drejtave të vëllezërvë kosovarë. Por patriotizmi tij ka kaluar në heshtje…Sipas tij numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi shënoi rënie gjatë vitit 2024. Por njëkohësisht…Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit, në fund të tetorit të këtij viti në Greqi regjistrohen 375 mijë e 630 qytetarë shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi, të cilët përbënin 57,2% të të huajve të rregullt në vendin fqinj. Këtij numri i shtohet edhe një kategori shtetasish që kanë emigruar nga Shqipëria vite më parë, pjesëtarë të pakicës greke, që qëndrojnë në Greqi me një status të veçantë, atë të “homogjenit” dhe përbëjnë rreth 70% të kësaj kategorie emigrantësh që në total në Greqi në vitin 2024 ishte 20 mijë e 557 persona. Pra aktualisht në Greqi me leje dhe pa leje qëndrimi mund të ketë rreth 450 mëijë emigrantë nga 760 mijë që kishte deri në vitin 2012. Mbi 151 mijë shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar deri më tani në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga 189.088 qytetarë, që kanë bërë kërkesë për regjistrim, janë pranuar 151.797 prej tyre, ndërkohë që janë refuzuar 36.743 persona. Shumica e zgjedhësve të regjistruar janë nga Tirana, duke vijuar më pas me Fierin, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Beratin dhe Shkodrën. Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, emigrantët do të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Afati i fundit për t’u aplikuar për regjistrim ishte 5 marsi. Duke pasur parasysh se numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi është më i madh se kudo tjetër Rama u kthye sërish në Greqi, por këtë radhë me emigrantët e Kretës në fund të Marsit. Përpara emigrantëve shqiptarë në Kretë të Greqisë, Kryeministri Edi Rama premtoi se vitin e ardhshëm në këtë ishull do të hapet konsullata shqiptare. Në takimin me ta, Rama tha se në momentin që konsullata shqiptare do të hapet në Kretë, emigrantët aty nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në ambasadën në Athinë për shërbime konsullore. “Si sot 1 vit, këtu do të ketë hapur dyert konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç vlonjatët apo shkodranët e kanë tmerr shko në Tiranë, unë e di që dhe ju e keni tmerr kur ju thonë shkoni në Athinë. Kështu që ne do t’ja u sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë”.
– Lefter ju jeni një ndër themeluesit e PS në Athinë dhe ish-Sekretar i Shoqatës së parë Shqiptare në Athinë: asaj “Vëllazërimi”. Sa emigrantë shqiptarë ka sot dhe sa prej tyre do të votojnë në Greqi në këtë zgjedhje ?
-Unë kam qenë i lidhur me legalizimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi qysh në fillimet e legalizimit pasi kam qenë pjesë e Konfederatës Shqiptare. Jam në dijeni të lëvizjeve të shqiptarëve si të kthimit në atdhe dhe atyre që kanë shkuar në vende të tjera pasi Greiqa tashmë nuk ofronte atë çka ata kërkonin. Ndaj mund të them se aktualisht të legalizuar dhe të palegaizuar në Greqi janë rreth 449 mijë emigrant ku rreth 60 % e tyre janë në Athinë. Pas krizës së madhe të ekonomisë greke në vitet 2008-2011 një pjeë e madhe u kthyen në atdhe dhe ata që kishin marrë nështetësinë greke u larguan në Gjermani, Suedi, Finlandë, Angli, Amerikë, Kanada, francë dhe Itali. Pra ishte e vetmja zgjidhje. Të mos harrojmë se në vitet 198-2000 në Greqi kishte afrësisht 800 mijë emigrantë. Ne atë kohë por edhe sot përbënim numrin më të madh të emigrantëve në Greqi por edhe sot po ashtu jemi. Pra, duke marrë për bazë numrin e emigranëtve që janë në Greqi si dhe çfarë ka përcjellë KQZ për votimin e tyre them se nga 151.797 emigrantë në mbarë botën që do të votojnë më 11 Maj, prej tyre mund të them se 38% janë nga emigrantët e Greqisë. Këtë e them se Shqiëpria aktualisht ka rreth 1.1 milion emigrant në 37 vende të botës ku dominojnë emigrantët në Greqi dhe Itali (Italia rreth 180 mijë). Pra sias asaj që unë ndjek dhe jam në dijeni them se nga emigrantët shqiptarë të Greqisë do të votojnë rreth 38 mijë emigrantë. Ky regjistrim kryesisht është bërë nga emigrantët në ishuj, të Kretës, të vendeve më jugorë dhe lindore të Greqisë.
-Pse thoni se emigrantët shqiptarë të Greqisë nga këto zona janë ata që më së shumti janë regjistruar janë në skajet e Greqisë dhe jo nga Athina apo Selaniku?
E them i bindur këtë sepse kjo është pjesa më patriotike e emigrantëve që duan të votojnë por nuk kanë mundësi të vijnë për votime direkt në Shqiëpri. Ardhja e tyre nga skajet e Greqisë vetëm për votime ka një kosto të madhe ekonomike. Kjo pjesë e emigrantëve nuk mund të lënë punët për disa ditë vetëm për votime. Tani në Greqi është pragu i hapjes së sezonit të turizmit dhe emigrantët e kuptojnë se nuk mund të marrin dot 4-5 ditë leje vetëm për një votë. Ndaj kjo pjesë është shumë e interesuar të bëjë votim me regjistrim.
Po ka pjesë tjetër që mund të votojë?
Ka madje më shumë. Të gjithë emigrantët që janë të përgjegjshëm për fatet e atdheut dhe që janë duke punuar në zonat kufitare me Greqinë si Korfuzi, Janina dhe rrethinat, apo Follorina emigrantët mund të vijnë të votojnë dhe të humbin vetëm një ditë pune. Po ashtu mund të vijnë edhe nga Athina apo qytete të tjera me avion me makinat e tyre. Mund të them se dhe pronarët grekë janë ndërgjegjësuar për peshën e votës së emigrantëve për fatin e të ardhmes së tyre dhe i nxisin vetë emigrantët të shkojnë në atdhe të votojnë.
-Sipas jush veç atyre që janëë regjistruar për votim me postë sa emigrant të tjerë në Greqi mund të votojnë në Greqi?
Sipas sondazheve që bëjnë vetë organizatat dhe shoqatat e emigrantëve nga Greqia mund të votojne rreth 65 mijë emigrantë që përbën 18 e numrit të përgjithsëm. Ky numër edhe mund të shtohet edhe mund të pakësohet varet nga situata deri në Maj. Ju e dini vetë ndjeshmërinë e emigrantëve që nëse ndodh një ngjarje stepen, i kthejnë planet.
– Tani nëse marrim këtë numër të emigrantëve që do votojnë pra rreth 60 mijë emigrantë sa emigrant mund të votojnë për PS dhe sa për PD?
Këtë nuk mund ta them me saktësi, por di të them se simpatizantët e PD këtë radhë janë më të interesuar se ata të PS për të votuar. Kjo për një mijë e një arsye. Por kryesore është se ata duan ndryshimin, sepse ne ata këtu na luftojnë me togfjalëshin qeveri me të gjithë ministrat e arrestuar për korrupsion. Dhe kjo është e vërtetë pasi ju e keni njohur më mirë se unë situatën e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ne të majtët socialistët e vërtetë u organizuam që në 1995 kur ata të PD në vitin 2015 rreth 20 vjet më mbrapa nga ne. Por ne të majtët ose socialistët kemi ngelur socialistë jo rilindës dhe s’kemi pasur shumë besim te Rama. Ndaj mendoj se simpatizantët e PS mund të jenë 4 % më shumë se të PD që do votojnë. Nëse do flasim për vitet e para ishte si nata me ditën, 70% e emigrantëve vinin vetë votonin për PS. Tani ka ndryshuar situate.
Pse s’keni pasur besim te Rama?
S’kemi pasur, sepse shumica e deputetëve të PS që kur ka ardhë Rama janë shokët e tij që si lidh asgjë me PS. Shumica e atyre ministrave të Ramës sot janë në burg për korrupsion. Ne jemi të majtë safi, të majtë me ideale, rilindësit janë të interesuar për ofiqe, poste, para dhe qefe. Ndaj shikojmë që dhe në listat e mbyllura janë miqtë dhe mikeshat e Ramës, që s’kanë qenë kurrë më parë në PS. Ne jemi idealist, ndërsa rilindësit e PS janë materialistë.