Rrëzohet helikopteri i ushtrisë Gjermane në Mali, dy të vdekur

533
Dy ushtarë kanë humbur jetën pasi një helikopter i Ushtrisë Gjermane u rrëzua në Mali. Ende nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të helikopterit, por është përjashtuar ideja e një sulmi. Autoritetet mendojnë se kemi të bëjmë me një defekt teknik.
Megjithate hetimet për këtë incident po vazhdojnë. Piloti i një helikopteri tjetër ushtarak që po fluturonte pranë helikopterit të rrëzuar, tha se “helikopteri ishte rrëzuar papritur dhe kishte rënë me shpejtësi drejt tokës, pa pasur mundësi as që të jepte sinjalin e alarmit.”

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen u shprehu familjeve të ushtarakëve që humbën jetë ngushëllimet. Në lidhje me incidentin ajo tha se shkaku i rrëzimit të helikopterit do të shqyrtohet me kujdes.

Edhe Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier reagoi me dhimbje të madhe për vdekjen e dy ushtarakëve gjatë rrëzimit të e helikopterit në Mali.

Në Mali janë të stacionuar 875 ushtarë gjermanë. Misioni i OKB-së në Mali, Minusma, konsiderohet si misioni më i rrezikshëm në të cilin po merr pjesë Bundeswehri.
Sigal