Kufijtë, Thaçi: Po bashkimit me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën

490
Sigal

Sërish reagim nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me çështjen e kufijve me Serbinë. Në një status në Facebook, Thaçi thotë se është pro bashkangjitjes së së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën.

Ndërsa thotë se është pro njohjes reciproke Kosovë-Serbi, shprehet kundër ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve.

Hashim Thaçi: Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake neës.

Reagimi i Thaçit vjen vetëm një ditë, pasi kryeministri Ramush Haradinaj tha nga Durrësi, në prani të komisionerit Hahn dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama se Kosova i ka kufijtë e saj dhe nuk është e nevojshme për një dizenjim të ri të tyre.