VIDEO/ Shpallet goli i vitit nga UEFA, Juventus uron Ronaldon për ndëshkimin që i bëri në “Champions”

457
Sigal

UEFA ka shpallur sot fituesin për golin e vitit dhe pas votimit është zgjedhur ‘perla’ e Cristiano Ronaldo-s.

Futbollisti portugez e realizoi këtë supergol në ndeshjen çerekfinale të “Champions League” kundër Juventusit, skuadrës që është transferuar këtë verë nga Real Madrid për 100 mln euro.

Goli i 33-vjeçarit ka marrë 197, 496 vota, ndërsa vendi i dytë, Dimitri Payet, me magjinë e tij kundër Leipzing në çerekfinale të “Europa League”, ka marrë 35, 3558 vota.

Podiumin e mbyll futbollistja Eva Navarro, spanjollja që ndëshkoi Gjermaninë në Kampionatin Europian U-17. Për të kanë shkuar 23, 558 vota.

Kthehemi te vendi i parë pasi Juvventus i ka bërë një dedikim të veçantë Ronaldos. Në rrjetet sociale ‘zonja e vjetër’ ka shkruar: “Urime Cristiano Ronaldo. Goli i sezonit nga UEFA është i yti.”