Kryeministri i Irakut: Lufta kundër shtetit Islamik ISIS ka përfunduar

478
Iraku ka bërë të ditur se lufta kundër shtetit Islamik ISIS ka përfunduar. Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, u shpreh gjatë një konference për shtyp në Bagdad se trupat e Irakut e kanë nën kontroll të plotë kufirin mes Irakut dhe Sirisë dhe për këtë arsye shpall fundin e luftës.
Deklarata e Irakut vjen dy ditë pasi ushtria ruse bëri të ditur se ka përmbushur misionin e saj për shkatërrimin e ISIS në Siri. Grupi xhihadist kishte zaptuar territore të mëdha në Siri dhe Irak në vitin 2014, kur shpalli kalifatin dhe vendosi rregulla ndaj 10 milion banorëve.
Megjithatë, gjatë dy viteve të kaluara, ISIS pësoi disa disfata, humbi kontrollin e Mosulit në Irak dhe Rakës në veri i Sirisë. Disa luftëtarë të ISIS raportohen se janë shpërndarë në fshatra të Sirisë, ndërsa disa të tjerë besohet se janë arratisur.
“Armiku ynë donte të vriste civilizimin, por ne kemi fituar me anë të unitetit dhe vendosmërisë sonë. Triumfuam për pak kohë”, është shprehur kryeministri Abadi.
Forcat e armatosura të Irakut bën të ditur përmes jë deklarate se ishin plotësisht të çliruar nga ISIS. Ndërsa muajin e kaluar, ushtria siriane është shprehur se ka çliruar plotësisht qytetin pranë kufirit lindor Albu Kamal, fortesën e fundit urbane të ISIS në Siri.
Sakaq, raportohet se shkatërrimi i ISIS ka ngjallur shqetësimin se luftëtarët e saj të huaj do të arratisen nga Siria dhe do të kryejnë më shumë sulme jashtë.
Sigal