Gjermania ka paralajmëruar për sulme në metrotë dhe autobusat në Stamboll

396
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar se mund të ketë sulme në metrotë dhe në linjat e autobusëve në Stamboll, pak pasi Turqia ka filluar sulmet ajrore kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, raporton Reuters. “Mund të ketë rritje të aktivitetit të PPK-së”, ka thënë Ministria gjermane në deklaratën për media, duke iu referuar Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. “Përtej kësaj ka indikacione për sulme të mundshme në metrotë dhe në stacionet e autobusëve në Stamboll”, thuhet tutje në deklaratën e Ministrisë. Numri i vizitorëve të huaj që vizitojnë Turqinë ka rënë për 2.25 për qind. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Turqinë e kanë vizituar 14.89 milionë njerëz.
Sigal