Matura shtetërore: 14 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testimit

668
Maturantëve që nuk e kanë kaluar pragun në afatin e parë të provimit shtetëror të maturës, me 29 gusht dhe 5 shtator do t’u epet mundësia e dytë, për t’iu nënshtruar testit.
Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, veç ka filluar përgatitjet për afatin e dytë të testit që do t’i nënshtrohen mbi 14 mijë maturantë. Kështu ka bërë të ditur udhëheqësi i Komisionit Qendror të Maturës, Azem Guri. Ai tha se çdo gjë është gati për mbajtjen e testit si dhe ka shpjeguar risitë që do të ketë ky afat.
Sigal